Beteja për aeroportin e vogël afër Kievit, ukrainasit rimarrin kontrollin e pikës strategjike

beteja per aeroportin e vogel afer kievit ukrainasit rimarrin kontrollin e pikes strategjike
beteja per aeroportin e vogel afer kievit ukrainasit rimarrin kontrollin e pikes strategjike

Gjatë gjithë ditës trupat ruse janë përpjekur të pushtojnë një aerodrom në Hostomel, në periferi veriore të kryeqytetit ukrainas.

Ky aeroport i vogël është i një rëndësie strategjike: nëse kapet, mund të bëhet një trampolinë për ushtrinë ruse në Kiev.

Duke gjykuar nga videot e verifikuara, të paktën dy helikopterë rusë u rrëzuan mbi të. Gazetarët e CNN filmuan një grup parashutistësh rusë që zbarkonin atje, ndërsa faqja investigative Bellingcat tha se kishte informacione se 18 avionë luftarakë me përforcime po shkonin drejt tij nga Rusia.

Më vonë në mbrëmje u bë e qartë se ishte ndezur një betejë e madhe për Hostomel dhe forcat ukrainase po përdornin sulme ajrore dhe artileri.

Në orën 23:00 me orën e Kievit u lëshua një deklaratë zyrtare, ku bëhej e ditur se aerodromi ishte përsëri në duart e Ukrainës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts