“Beteja për liri s’fitohet me pranga”/ Opozita proteston, Rama vizitë në Turqi, Noka: Është një turist shëtitës, jo kryeministër

beteja per liri sfitohet me pranga opozita proteston rama vizite ne turqi noka eshte nje turist shetites jo kryeminister
beteja per liri sfitohet me pranga opozita proteston rama vizite ne turqi noka eshte nje turist shetites jo kryeminister

Flamur Noka në rubrikën “Opinion” në News24 ka folur mes të tjerash në ldihej me protestën e opozitës e cila pritet të mbahet pas pak orësh para Kryeministrisë.

Ai ka deklaruar se opozita do t’i japë një mesazh sot kryeministrit Edi Rama se bashkimi i opozitës do afrojë fundin e tij.

Në lidhje me faktin se ndërsa opozita proteston kryeministri Rama ndodhet për një vizitë në Ankara, oka tha se ai nuk është kryeministër i vendit por një turist shëtitës që e ka pasur Shqipërinë tranzit.

“Sali Berisha drejton PD dhe është i pranishëm në çdo aspekt të jetës sonë politike. Drejton e koordinon çdo aksion politik të PD dhe opozitës. Me gjithë përpjekjet e regjimit për ta izoluar dhe eliminuar politikisht, dita e sotme është një mesazh për regjimin që kjo betejë është e humbur. Beteja për liri nuk fitohet me pranga.

Berisha do të jetë në shesh duke përdorur teknologjinë. Ai sfidon sot regjimin duke u thënë që ky regjim nuk ka mundësi të nënshtrojë demokratët. Sot ata janë bashkë dhe bashkimin e ka udhëhequr Berisha.

Rama në Turqi, fakt që vetëm kryeministër nuk ka qenë gjithë kësaj kohe. Ishte një turist shëtitës. Arsye edhe më e madhe për të rrëzuar McGonigalin shqiptar. E ka pasur Shqipërinë tranzit”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts