Betejat e mëdha po afrojnë dhe Ukraina është gati!

21:19 10/04/2022

Këshilltari presidencial ukrainas Mykhaylo Podolyak i tha televizionit kombëtar se “Ukraina është gati për beteja të mëdha” kundër Rusisë.

Ai thotë se Ukraina duhet të mposhtë forcat e Moskës në rajonin lindor të Donbasit, ku Moska kontrollon dy territore separatiste, për më shumë fuqi negociuese përpara se të zhvillohet një takim midis presidentit ukrainas Volodmyr Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin.

“Ukraina është gati për beteja të mëdha. Ukraina duhet t’i fitojë ato, përfshirë në Donbas. Dhe sapo të ndodhë kjo, Ukraina do të ketë një pozicion më të fuqishëm negociues,” tha ai, i cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.

“Pas kësaj presidentët do të takohen. Mund të duhen dy-tre javë.”/tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.