“Betejat për statut që mund të bëjë Berisha s’janë të kalibrit të tij”- Gjekmarkaj komenton vendimin për përjashtimin nga grupi parlamentar të liderit historik të PD





Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj i pyetur nga mediat në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar për vendimin e kreut të demokratëve, Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës, tha se ky ishte shtegu i vetëm që partia mund të kalonte.

gjekmarkaj

Nuk shtrohet ceshtja ishte vendim i gabuar apo i padrejtë. Nuk kishte mundësi tjetër Lulzim Basha apo PD-ja. Duket se ishte shtegu i vetëm për të kaluar”, tha Gjekmarkaj.

Pyetje: Berisha e ka cilesuar antistatutor vendimin…

Gjekmarkaj: E kam thënë që Sali Berisha është personalitet i madh politik, padyshim. Beteja për statut që mund të bëjë Berisha s’janë të kalibrit të tij, janë beteja të vogla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *