“Betejë e vjedhur me hile e dredhi”- Mjeku i njohur publikon video-montazhin: Shqiptarët, të djathtë e të majtë shumë shpejt do bashkohen për ta mposhtur…



Ish-ministri i Shëndetësisë dhe kirurgu i njohur, Arben Beqiri, ka publikuar një video montazh që qarkullon në rrjetet sociale, bashkangjitur me një mesazh për zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas mjekut të njohur, 25 prilli ishte një “beteje e vjedhur me hile e dredhi”, teksa paralajmëron se shpejt, shqiptarët sipas tij do bashkohen për ta “mposhtur këtë të keqe”.

“Nese ne nuk arritem te ndalnim kete krim elektoral, te gjithe shqiptaret qe e duan vendin, te djathte e te majte shume shpejt do bashkohen per ta mposhtur kete te keqe qe te ngjashme ka vec diktaturen!”, shkruan Beqiri në rrjetet sociale.

“PD dhe Lulzim Basha bene nje fushate europiane, te ndershme e transparente, frymezuese dhe te bazuar! Perkunder kesaj duket se presioni dhe paraja, Doshet dhe numeruesit me stilolaps ne dore, Murrizet dhe soji e sorollopi i tyre te shtrire nga jugu ne veri, moslejimi i emigranteve per te votuar e te tjera si keto tjetersuan vullnetin e popullit”, thekson mjeku i njohur.

Postimi i plotë

Pushteti absoult korrupton ne menyre absolute dhe rregjimet zor se permbysen me vote!!!

Kjo beteje e vjedhur me hile e dredhi vetem sa e ben edhe me te qarte para cdo socialisti te thjeshte misionin shkaterrues dhe antikombetar te Rames dhe rindjes se tij!

Ne nuk e kemi humbur luften per ti dhene Shqiperise nje qeveri qe meriton!

Ate do ta fitojme per atdheun tone, per qytetaret qe aspirojne demokraci dhe mireqenie dhe i vetmi aleat jane dhe do jene shqiptaret.

PD dhe Lulzim Basha bene nje fushate europiane, te ndershme e transparente, frymezuese dhe te bazuar!

Perkunder kesaj duket se presioni dhe paraja, Doshet dhe numeruesit me stilolaps ne dore, Murrizet dhe soji e sorollopi i tyre te shtrire nga jugu ne veri, moslejimi i emigranteve per te votuar e te tjera si keto tjetersuan vullnetin e popullit.

Nese ne nuk arritem te ndalnim kete krim elektoral, te gjithe shqiptaret qe e duan vendin, te djathte e te majte shume shpejt do bashkohen per ta mposhtur kete te keqe qe te ngjashme ka vec diktaturen!

arben beqiri video

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *