Betejën në kafaz mes Musk dhe Zuckerberg mund ta presë ky qytet i Europës

21:36 11/08/2023

Një betejë e planifikuar mes liderëve të teknologjisë, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg, mund të zhvillohet në Itali dhe të ketë temë të Romës së lashtë. Ministi i Kulturës i Italisë tha se kishte folur me Musk për organizimin e përballjes si një ngjarje bamirësie.

Drejtorët ekzekutivë miliarderë të “Tesla” dhe “Meta” kanë nxitur njëri-tjetrin në betejë që nga Qershori. Nëse kjo betejë do të zhvillohet, pritet që miliona para të dhurohen për spitalet e fëmijëve.

Musk tha se kishte folur si me kryeministrin e Italisë, ashtu edhe me ministrin e Kulturës.

“Ata kanë rënë dakord për një vend epik. Gjithçka në kornizën e kamerës do të jetë Roma e lashtë, kështu që asgjë moderne”, ka shkruar ai.

Megjithatë, kryeqyteti Roma dhe Koloseu i tij ikonik ku luftimet legjendare të Gladiatorëve mbaheshin në kohët e lashta, janë përjashtuar.

Ministri i Kulturës i Italisë, Gennaro Sangiuliano, tha në një deklaratë se ngjarja e “bamirësisë së madhe” do të rezononte me rëndësinë historike të vendit duke ruajtur gjithashtu trashëgiminë e tij kulturore.

“Kam pasur një bisedë të gjatë dhe miqësore me Elon Musk, kemi biseduar për pasionin tonë të përbashkët për historinë e lashtë romake. Ne po mendojmë se si të organizojmë një ngjarje të madhe bamirësie dhe evokimi historik, duke respektuar dhe mbrojtur plotësisht mjedisin… Nuk do të zhvillohet në Romë.”

Sangiuliano tha gjithashtu se miliona Euro pritet t’u dhurohen dy spitaleve italiane të fëmijëve si rezultat i pritjes së ndeshjes në kafaz.

Elon Musk, 52 vjeç dhe Mark Zuckerberg, 39 vjeç janë dy nga miliarderët e teknologjisë të profilit më të lartë në botë. Ideja e çuditshme për një betejë me njëri-tjetrin filloi në Qershor, kur Musk shkroi në Twitter se ishte “për një luftë në kafaz” me Zuckerberg./tvklan.al

Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *