Betimi i qeverisë/ Reagon PD: Qeveria më e korruptuar në Ballkan shfaq si risi Kodin Etik. Shqiptarët e panë me sa “etikë” vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan…





Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka reaguar në lidhje me betimin e qeverisë së re në Presidencë dhe marrjes së detyrës për këtë mandat të tretë nga kryeministri Rama.

Kabineti i ri Rama 3

Pampuri, përmes një postimi në facebook, shprehet se qeveria më e korruptuar në Balkan, riktheu ditën e sotme si propagandë bajate Kodin Etik të sjelljes së funksionarëve shtetërorë.

Pampuri thekson se shqiptarët e mbajnë mend etikën me të cilën të afërm të ministrave të Ramës gëzuan paprekshmëri për të ushtruar aktivitetin e kultivimit të kanabisit.

Në fund të reagimit të saj, Pampuri shprehet se PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve.

“Propaganda bajate e qeverisë më të korruptuar në Ballkan, i darkave te Nusreti dhe hoteleve 700 euro nata, shfaq si risi kodin e etikës që qysh prej 2013-ës përdori për t’u hedhur hi syve, qytetarëve.

Të gjithë e mbajmë mend me sa ‘etikë’ u ngrit sistemi nepotik në qeveri, me sa ‘etikë’ vëllezër e kushërinj ministrash gëzuan paprekshmërinë për t’u kthyer në zota të drogës dhe trafiqeve, duke dëshmuar se fjalët e shumta mbi etikën fshihnin pikërisht mungesën e saj, pasi si atëhere edhe tani, PPP-ja Rama, Doshi, Rakipi, bashkëqeverisjen, e ka me krimin dhe kundër interesave të shqiptarëve”, shkruan Pampuri në facebook.

ahmetaj-balluku-mazniku

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *