Betlehemi nën festën e zbehtë të Krishtlindjeve

betlehemi nen festen e zbehte te krishtlindjeve
betlehemi nen festen e zbehte te krishtlindjeve

22:58 24/12/2021

Pandemia kufizoi mbledhjen e besimtarëve

Nën qiellin gri, qyteti biblik i Betlehemit në përgatitjet e tij për mbrëmjen e Krishtlindjeve ishte sërish i zbrazur për të dytin vit radhazi. Vendlindja e Jezusit nuk mundi të mirëpresë vizitorë nga anembanë botës për të festuar Krishtlindjen pas masave të vendosura nga varianti i ri i Covid, Omicron.

Policia ngriti barrikada këtë të premte në mëngjes ndërsa grupet me instrumentiste marshuan në sheshin Manger duke luajtur muzikë e duke mbajtur flamuj.

Përpara pandemisë Betlehemi do të priste mijëra pelegrinë të krishterë nga e gjithë bota duke sjellë shpirtin e festës në qytet. 

Izraeli vendosi të anulojë fluturimet për shkak të variantit Omicron dhe kjo ka goditur për të dytin vit radhazi edhe ekonominë lokale të vendit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts