Betohet admiralja e parë transgjinore

09:46 20/10/2021

Ndihmës sekretarja e shtetit amerikan për shëndetin është betuar si oficerja e parë transgjinore në historinë e SHBA-së.

63-vjeçarja Dr. Rachel Levine është tani admiralja e Komisionit të Trupës së Shërbimit Publik të Shëndetit. E emëruar nga Presidenti Joe Biden, Levine është transgjinorja e parë që ka dalë hapur e cila mban një gradë kaq të lartë në SHBA.

Gjatë fjalimit të saj të betimit, ajo e përshkroi këtë moment si “shumë të rëndësishëm” dhe “historik”.

“Uroj që ky emërim sot të jetë i pari i shumë të tjerëve në vazhdim, ndërsa ne krijojmë një të ardhme më diverse dhe përfshirëse”, tha admiralja, e cila tashmë mban 4 yje.

Dr. Levine është diplomuar në Harvard dhe universitetin e Mjekësisë në Toulane, ndërsa më parë ka punuar si pediatre./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *