
Gjatë një konference për shtyp, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka dënuar sulmet në Kabul, dhe ka “kërcënuar” se “nuk do t’i harrojmë atentatorët dhe do t’i bëjmë ata të paguajnë”.
Biden tha se, amerikanet e vrarë sot në kabul janë heronj dhe se përpjekjet, për të shpëtuar amerikanët dhe për të nxjerrë jashtë aleatët afganë do të vazhdojnë.
Sipas presidentit amerikan situata në terren është akoma në zhvillim dhe do të shikohet hap pas hapi se si do të procedohet. Por, një gjë është e sigurt, që ne do të vazhdojmë me misionin e evakuimit deri në fund.
Do të bëjmë të pamundurën për të mbrojtur forcat tona tha Biden, dhe se terroristët e ISIS nuk do të fitojnë, shtoi ai.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al