Biden: Beteja nuk do të fitohet me ditë apo muaj, duhet të forcojmë veten për luftën e gjatë përpara

biden beteja nuk do te fitohet me dite apo muaj duhet te forcojme veten per luften e gjate perpara
biden beteja nuk do te fitohet me dite apo muaj duhet te forcojme veten per luften e gjate perpara

19:02 26/03/2022

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden është duke mbajtur një fjalim në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë. Ai ka thënë se Ukraina dhe populli i saj po lufton për të shpëtuar kombin e vet.

“Duhet të jemi të qartë, kjo betejë nuk do të fitohet as me ditë, as me muaj. Ne duhet të forcojmë veten për luftën e gjatë përpara”, mësohet të jetë shprehur Biden.

“Mesazhi im për popullin e Ukrainës. Ne jemi me ju, pikë”, tha ai.

Biden është shprehur se betejat e ditës së sotme në Kiev, Mariupol dhe Kharkiv, janë betejat e fundit të një përpjekjeje të gjatë.

“Hungaria në vitin 1956, Polonia në vitin 1956 dhe në vitin 1981, Çekia në vitin 1968, tanket sovjetike shtypën kryengritjet demokratiket, por rezistenca vazhdoi deri në vitin 1989, muri i Berlinit dhe të gjithë muret e dominimit sovjetik ranë dhe prevaluan njerëzit. Beteja për demokraci nuk përfundoi me fundin e Luftës së Ftohtë”, tha Biden.

Sipas Biden, gjatë 30 viteve të fundit forcat autokrate janë ringjallur kudo nëpër botë.

“Përbuzje për shtetin ligjor, përbuzje për lirinë demokratike, përbuzje për vetë të vërtetën. Sot, Rusia ka mbytur demokracinë dhe ka kërkuar ta bëjë këtë edhe diku tjetër”, u shpreh ai.

Biden thotë se është e turpshme që Vladimir Putin ka gënjyer duke thënë se po përpiqet të denazifikojë Ukrainën./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts