Biden bisedë telefonike me Kancelarin gjerman Scholz

08:42 11/12/2021

Presidenti i SHBA Joe Biden zhvilloi të premten një bisedë telefonike me Kancelarin e ri të Gjermanisë Olaf Scholz. Dy liderët adresuan problematikat dhe sfidat globale.

“Mezi pres të punojmë së bashku në sfidat globale, duke përfshirë edhe përpjekjet për të adresuar vendosjen destabilizuese të trupave ushtarake të Rusisë përgjatë kufirit lindor të Ukrainës”, tha Presidenti Biden në një mesazh në Twitter pas telefonatës.

Shtëpia e Bardhë njoftoi mediat se Presidenti Biden rikonfirmoi mbështetjen e tij për marrëdhëniet SHBA-Gjermani dhe shprehu vullnetin për të forcuar akoma më shumë bashkëpunimin.

63-vjeçari Scholz mori detyrën e Kancelarit të Gjermanisë pas largimit të Angela Merkel e cila qëndroi për 4 mandate në krye të qeverisë gjermane. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.