Biden bisedon me aleatët për Ukrainën

12:47 07/12/2021

Sanksione të rënda ndaj Rusisë nëse e sulmon

Rreziku i ndërhyrjes ushtarake ruse në Ukrainë ka vënë në alarm aleatët e mëdhenj të NATO-s. Presidenti amerikan Xho Bajden bisedoi në telefon me liderët e Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës e Italisë për qëndrimin e përbashkët që duhet të mbajnë për këtë çështje, para videokonferencës që shefi i Shtëpisë së Bardhë zhvillon këtë të Martë me homologun rus Vladimir Putin.

Liderët perëndimorë bënë thirrje për uljen e tensioneve. Por ata janë dakord për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Rusisë, deri në atë masë sa të dëmtojnë rëndë ekonominë ruse në rast sulmi. Bajden refuzon propozimin e Putinit, për një pakt që garanton se perëndimi nuk do të zgjerojë praninë ushtarake drejt lindjes në kufijtë e Rusisë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk pranon kushte për bisedime. Ndërsa për rusët, ky kusht është e vetmja mënyrë që ata të japin garanci se nuk do t’a sulmojnë Ukrainën.

Ditët e fundit, ushtria ruse ka shtuar praninë ushtarake në kufijtë me Ukrainën, duke e çuar në afro 100 mijë trupa. Ajo që ka acaruar Moskën është kërkesa e presidentit ukrainas Zhelenski që perëndimi të pranojë vendin e tij në NATO, çka për palën ruse është vije e kuqe që nuk duhet kapërcyer.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *