Biden bisedon të dielën me Zelenskiy-n

23:36 01/01/2022

Presidenti ukrainas: Nuk na frikëson asnjë ushtri në asnjërën anë të kufirit

Të dielën presidenti amerikan Joe Biden do të zhvillojë një bisedë me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy. Ky i fundit kundërshtoi grumbullimin e forcave ruse, që janë vendosur në kufi me Ukrainën.

“Ne nuk na frikëson asnjë ushtri në asnjërën anë të kufirit”, tha ai, “sepse një ushtri e madhe në anën tonë të kufirit na mbron ne”.

Deklaratat e tij vijnë në një situate të tensionuar ndërmjet Moskës dhe Perëndimit. Autoritetet në Kiev kanë shprehur shqetësimet se Rusia gjatë javëve në vijim mund ta pushtojë Ukrainën. Në ditët e fundit të  2021 Presidenti Biden bisedoi me homologun rus Vladimir Putin

Kreu i Shtëpisë së Bardhë i ripërsëriti Putin qëndrimin, se një sulm ndaj Ukrainës do të përballej me sanksione dhe një prani të shtuar të SHBA-së në Evropë. Presidenti amerikan tha se kishte rënë dakord me Putin për zhvillimin e “tre konferencave të mëdha” muajin e ardhshëm për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje.

Ai shtoi se priste përparim nga negociatat. Biseda Biden-Putin i hap rrugën bisedimeve të nivelit më të ulët që përfshin takimin për çështje të sigurisë SHBA-Rusi më 9 dhe 10 janar, ndjekur nga një takim Rusi-NATO më 12 janar dhe një konferencë më e gjerë, që përfshin Rusinë, SHBA-në dhe vende të tjera evropiane, më 13 Janar.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.