Biden dëshiron të vizitojë Ukrainën, por…

10:52 03/05/2022

Duket se nuk ka ende plane konkrete që presidenti amerikan Joe Biden të vizitojë Ukrainën, pavarësisht një vizite të papritur gjatë fundjavës nga kryeparlamentarja Nancy Pelosi. Ajo është dhe zyrtarja më e lartë amerikane që ka vizituar Ukrainën që nga fillimi i luftës.

I pyetur nëse presidenti mund të jetë i radhës, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se ai “do të donte ta vizitonte Ukrainën”, por për momentin nuk ekziston një plan i tillë.

Udhëheqësit e disa vendeve kanë bërë udhëtime në Kiev gjatë konfliktit.

Por vizitat nuk janë pa rreziqe. Javën e kaluar, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ishte në Kiev, në një kohë kur kryeqyteti u godit me raketa./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts