Biden dhe Johnson ndalin importin e naftës ruse

22:29 08/03/2022

Moska paralajmëron për pasoja katastrofike në tregjet botërore

Presidenti amerikan Joe Biden i jep Moskës një tjetër ndëshkim të rëndë për sulmin ndaj Ukrainës .

Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, shefi i Shefi i Shtëpisë së Bardhë shpalli ndalimin e plotë të eksportit të naftës dhe gazit nga Rusia.

Biden tha se vendosi t’a marrë vendimin përpara aleatëve europianë, pasi Shtetet e Bashkuara janë vend prodhues i naftës dhe kjo i jep mundësi të mbajnë nën kontroll rritjen e çmimit të naftës në tregun e brendshëm. Por ai tha se Uashingtoni dhe partnerët europianë po hartojnë strategji të përbashkët që edhe BE-ja t’a marrë këtë vendim së shpejti, pasi të garantohet furnizimi i vendeve anëtare nga vende të tjera, duke shkëputur plotësisht varësinë energjetike nga Rusia. E njëjta masë u shpall menjëherë edhe nga Kryeministri britanik Boris Johnson.

Pas vendimit, çmimi i naftës bruto u rrit me 10 Dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare dhe tashmë varion nga 128 në 132 Dollarë për fuçi në kuotat e rekordit 8-vjeçar.

Më herët, gjatë të martës zv/Kryeministri rus Aleksandër Novak paralajmëroi Perëndimin se bllokimi i importit të naftës ruse do të shkaktojë katastrofë globale, duke e gati trefishuar në mbi 300 Dollarë për fuçi. Ai paralajmëroi Bashkimin Europian se nëse ndërmerr të njëjtën masë, Moska do të mbyllë rubinetat e gazsjellësit Nordstream 1 që dërgon drejt kontinentit 55 miliardë metër/kub gaz në vit nga Rusia. 

Nafta ruse përmbush 1/3 e nevojës për konsum të Bashkimit Europian dhe është ndër furnizueset më të mëdha. Sanksionet perëndimore ndaj Rusisë bënë që çmimi i naftës bruto të rritej me mbi 60% që nga 24 Shkurti, dita e parë e sulmit rus ndaj Ukrainës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts