Biden dhe Putin, takim më 6 Qershor

16:51 26/05/2021

“Takim i tensionuar” diskutime për armët bërthamore, Ukrainën e Navalnyn

Pavarësisht se ftohu edhe më tej marrëdhëniet me Rusinë pas zgjedhjes në krye të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden nuk ngurron të takojë homologun rus Vladimir Putin.

Pasi e ka shprehur prej kohësh gatishmërinë, mes dy liderëve tashmë ka një datë konkrete. Ata do të takohen më 16 Qershor në Gjenevë.

Për t’u diskutuar ka shumë, që tek armët bërthamore, ndikimi në zgjedhjet amerikane, ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë, e deri tek çështja Navalni.

Për këto çështje, SHBA dhe aleatët kanë ndërmarrë një sërë sanksionesh si penalitete ekonomike e dëbime diplomatësh që janë përballur me masa reciproke nga Rusia.

Takimi pritet të jetë i tensionuar pasi që në ditët e para të presidencës, Biden e konsideroi “killer” Putinin. Në reagimin e tij, shefi i Kremlinit tha për të njohur nëse një person është i tillë, duhet të jesh vetë i tillë.

Përpara këtij takimi, Biden do të konsultohet edhe me partnerët e G7-ës në Londër dhe me aleatët e NATO-s në Bruksel.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *