Biden dhe Sunak nënshkruajnë “Deklaratën e Atlantikut”

biden dhe sunak nenshkruajne deklaraten e atlantikut

biden dhe sunak nenshkruajne deklaraten e atlantikut

09:33 09/06/2023

Të dy liderët u zotuan të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe të përshpejtojnë përdorimin e energjisë së pastër

Për herë të parë që kur mori detyrën si kryeministër, Rishi Sunak dhe presidenti amerikan Joe Biden ranë dakord për të thelluar bashkëpunimin e ngushtë ekonomik mes dy vendeve.

Të dy liderët u zotuan se do të përshpetojnë kalimin tek përdorimi i energjisë së pastër dhe do të konsolidojnë zinxhirët jetikë të furnzimit me minerale.

Biden dhe Sunak nënshkruan “Deklaratën Atlantike”, të cilën Sunak e përshkroi si një partneritet ekonomik të parë në llojin e tij për inteligjencën artificiale dhe marrëdhënie të tjera ekonomike dhe tregtare.

Rishi Sunak: E di se shumë njerëz kanë ngritur pikëpyetjen se çfarë llojë partneri do të jetë Britania pasi doli nga Bashkimi Europian. Do t’u thosha që gjykoni veprimet tona. Ne jemi më të angazhuar se kurrë ndaj vlerave tona, si një partner i besueshëm dhe si një destinacion tërheqës për investime.

Partneritetet në fushën ushtarake të Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara janë forcuar pas luftës së Rusisë në Ukrainë dhe qëndrimit më agresiv të Kinës në Azi, por një marrëveshje e shumëpritur për tregtinë e lirë, ende nuk është zyrtarizuar.

Joe Biden: Nuk ka vend më afër nesh se Britania e Madhe. Si aleatë të NATO-s, partnerë në inovacion, si miq në vizionin e përbashkët të së ardhmes, dy kombet tona janë gati të përballojnë sfidat e kohës sonë. Unë jam i bindur se Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë ta udhëheqin botën drejt paqes, prosperitetit dhe sigurisë.

Si Biden, ashtu edhe Sunak dërguan sërish një një mesazh të qartë presidentin Putin se ata do të mbështesin Kievin dhe se Ukraina nuk do të dobësohet ndërsa lufta vazhdon.

Klan News

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts