23:49 21/03/2022
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Joe Biden ka zhvilluar një telefonatë me liderët evropianë për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, kryeministri italian Mario Draghi, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron diskutuan me njëri-tjetrin.
Përmes deklaratës, Shtëpia e Bardhë tha se udhëheqësit “diskutuan shqetësimet e tyre serioze në lidhje me taktikat brutale të Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë sulmet e saj ndaj civilëve”.
“Ata theksuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën, duke përfshirë dhënien e ndihmës për sigurinë ukrainasve të guximshëm që po mbrojnë vendin e tyre nga agresioni rus dhe ndihmën humanitare për miliona ukrainas që kanë ikur nga dhuna”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.
Është planifikuar që Biden do të udhëtojë në Evropë këtë javë për takime me NATO-n, BE-në dhe aleatët e G7-ës në Bruksel, e ndjekur nga një takim dypalësh me presidentin polak Andrzej Duda në Varshavë të premten./tvklan.al