Biden dhe Xi Jinping bisedojnë për herë të pas shtatë muajsh

biden dhe xi jinping bisedojne per here te pas shtate muajsh
biden dhe xi jinping bisedojne per here te pas shtate muajsh

11:52 10/09/2021

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe presidenti i Kinës, Xi Jinping, biseduan përmes telefonit, për herë të parë pas shtatë muajsh.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet se dy udhëheqësit “kanë diskutuar përgjegjësinë e dy vendeve të tyre, për të siguruar që konkurrenca nuk kthehet në konflikt”.

Kjo është vetëm biseda e dytë e tyre qëkur Biden ka marrë detyrën e presidentit në muajin janar.

Marrëdhëniet SHBA-Kinë janë të tensionuara për një varg çështjesh, përfshirë tregtinë, spiunazhin dhe të drejtat e njeriut.

SHBA-ja kritikon Kinën edhe për mungesë transparence sa i përket origjinës së koronavirusit, për çështjet që lidhen me Tajvanin dhe për mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore.

“Dy udhëheqësit kanë pasur një diskutim të gjerë strategjik për fushat, ku interesat tona përputhen dhe fushat, ku interesat, vlerat dhe perspektivat tona ndryshojnë”, tha Shtëpia e Bardhë.

Transmetuesi shtetëror kinez tha se biseda ishte “e sinqertë dhe e thellë”, duke shtuar se ajo ka mbuluar “çështje me interes të ndërsjellë”./REL

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts