Biden do të zhvillojë bisedë telefonike me Zelenskyn, ja çfarë pritet të diskutohet

Presidenti i SHBA, Joe Biden do të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Thirrja është planifikuar në orën 17:45 sipas orës lokale të Ukrainës. Në fokus të bisedës, do të jetë mbështetja që SHBA i ka ofruar krainës në luftën përballë agresionit rus.

Thirrja vjen një ditë pasi Biden dhe zyrtarë të tjerë amerikanë shprehën kujdes të madh ndaj sinjaleve që Rusia po zvogëlon operacionet e saj ushtarake pranë Kievit, duke sugjeruar se ata po prisnin të shihnin shenja më të forta të de-përshkallëzimit përpara se të bënin një vlerësim të synimeve të Moskës.

“Ne do të shohim. Unë nuk lexoj asgjë në të derisa të shoh se cilat janë veprimet e tyre. Do të shohim nëse ata ndjekin atë që po sugjerojnë,” tha Biden të martën në Shtëpinë e Bardhë.

Biden vuri në dukje se ndërkohë, SHBA do të vazhdojë të “mbajë të forta sanksionet” dhe “t’i sigurojë ushtrisë ukrainase kapacitetin e tyre për të mbrojtur veten”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *