Biden e quajti “vrasës”, përgjigjet Putin

23:27 18/03/2021

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar pasi homologu i tij amerikan Joe Biden tha në një intervistë se ai e konsideronte atë si një “vrasës”, referuar çështjes së Alexei Navalny .

Ndërsa, Putin përmes televizionit rus, iu drejtua me fjalët “Duhet të jesh një për të njohur një”, dhe e sfidoi Biden që të fliste me të drejtpërdrejt.

Putin hedh poshtë akuzat se shërbimet e tij të sigurisë u përpoqën të vrisnin politikanin e opozitës Alexei Navalny. Por, përveç kësaj Biden tha për agjencinë e lajmeve ABC, se Putin do të “paguante çmimin”, për ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet e SHBA, 2020.

Në ndërkohë, Rusia ka thirrur ambasadorin e saj për bisedime për të parandaluar “përkeqësimin e pakthyeshëm” të lidhjeve me SHBA-në. Qeveria ruse tha se ambasadori Anatoli Antonov ishte thirrur  nga Uashingtoni në Moskë pasi marrëdhëniet me SHBA-në,  kishin arritur në një “rrugicë të verbër”./tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *