Biden feston ditëlindjen e tij të 81-të

biden feston ditelindjen e tij te 81 te

biden feston ditelindjen e tij te 81 te

13:19 20/11/2023

Amerikanët të shqetësuar për aftësitë e tij për të drejtuar shtetin amerikan

Presidenti i SHBA Joe Biden feston ditëlindjen e tij të 81-të, një moment historik që e zhvendos fokusin tek fakti se ai është presidenti më i vjetër në Shtëpinë e Bardhë.

Sondazhet e opinionit  tregojnë se amerikanët janë të shqetësuar moshën e Biden. Në një sondazh të realizuar nga agjencia e lajmeve Reuters në mes të muajit shtator, votuesit shprehën shqetësim për moshën e Biden dhe aftësinë e tij për postin. Shtatëdhjetë e shtatë për qind e të anketuarve, përfshirë 65 për qind të demokratëve, thanë se Biden është shumë i  moshuar për të qenë president, ndërsa vetëm 39 për qind thanë se Biden ishte mjaft i aftë për presidencën.

Megjithatë, presidenti 81-vjecar u është përgjigjur këtyre shqetësimeve me humor dhe është përpjekur të bindë votuesit se mosha dhe përvoja e tij mbi një gjysmë shekulli në jetën publike është një aset në trajtimin e problemeve të Amerikës.

Nëse ai fiton një mandat të dytë, do të ishte 86 vjeç kur të largohej nga Shtëpia e Bardhë, por edhe  edhe rivali i tij i mundshëm, Donald Trump është 77 vjeç, vetëm tre vjet më i ri, edhe pse votuesit për të nuk duken aq të shqetësuar.

Incidente në të cilat është përfshirë Biden përfshirë, rrëzimet nga biçikleta apo edhe gafat gjatë paraqitjeve të tij publike kanë vërshuar në rrjetet sociale dhe shpesh kanë ngjallur pikëpyetje për aftësitë e tij.

Por as Trump nuk është i pagabueshëm, pasi në  tetor të këtij viti, ekipi i fushatës presidenciale të Joe Biden publikoi një listë me hapat e gabuar të Donald Trump, përfshirë gafën e tij kur tha se “kryeministri hungarez Viktor Orban po qeveris Turqinë”.

Klan News


Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts