Biden fiton me 97 % parapraket në Karolinën e Jugut

biden fiton me 97 parapraket ne karolinen e jugut

[embedded content][embedded content]

11:39 04/02/2024

“Trump, rrezik për vendin. Do e mposht sërish”

Joe Biden arriti një fitore të thellë në zgjedhjet paraprake demokrate në Karolinën e Jugut, duke hedhur një hap të sigurtë drejt nominimit në garën presidenciale përballë Donald Trump.

Biden mori 96.6% të votave, ndërsa dy sfiduesit të tij kryesorë, Dean Phillips dhe Marianne Ëilliamson, ndanë thuajse në mënyrë të barabartë pjesën tjetër votave.

“Qytetarët e Karolinës së Jugut kanë folur dhe nuk kam asnjë dyshim se na kanë vënë në rrugën për të fituar sërish presidencën dhe për të mposhtur Donald Trump edhe një herë. Aksionet në këto zgjedhje nuk mund të jenë më të larta”.

Ai nuk la pa sulmuar sërish Donald Trump, i cili sipas tij po tenton të përçajë Amerikën.

“Ka zëra ekstremistë dhe të rrezikshëm për vendin të udhëhequr nga Donald Trump dhe të vendosur për të ndarë kombin tonë dhe për të na çuar prapa. Ne nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë”.

Fitorja vjen mes shqetësimeve për rënien e popullaritetit të Biden, veçanërisht në mesin e të rinjve me ngjyrë, mes zhgënjimit se ai nuk i ka adresuar prioritetet e tyre, pavarësisht se ata e mbështetën atë katër vjet më parë.

Ndalesa e radhës për demokratët do të jetë më 6 Shkurt në Nevada, aty ku dy ditë më vonë do të përballen kandidatët republikanë, Trump dhe Nikki Haley.

Tv Klan

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts