Biden i thotë Presidentit kinez që të ruhet paqja në Tajvan

13:47 16/11/2021

Takimi mes dy liderve përpiqet të ulë tensionet mes dy vendeve

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping zhvilluan një video-konferencë për të ulur tensionet mes tyre.

Ky ishte takimi i parë i tyre ballë për ballë, megjithëse virtual, i dy presidentëve që kur Biden mori detyrën në Janar. Ata diskutuan mbi të drejtat e njeriut, çështjen e Tajvanit, Afanistanin, Korenë e Veriut pandeminë dhe deri te ndryshimet klimatike.

Biden përsëriti mbështetjen e SHBA-së për politikën “Një Kinë”, sipas së cilës ajo njeh zyrtarisht Pekinin dhe jo Taipein. Një nga pikat e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve janë edhe kërcënimet e Kinës kundër Tajvanit.

Presidenti kinez ndërkaq i ka tërhequr vëmendjen presidentit Biden se mbështetja e SHBA-së për pavarësinë e Tajvanit është “si të luash me zjarrin”.

Në vitet e fundit Pekini ka intensifikuar përpjekjet për ta izoluar Tajvanin në skenën ndërkombëtare.

Aeroplanët ushtarakë kinezë disa herë gjatë muajve të fundit kanë hyrë në zonën mbrojtëse ajrore të ishullit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *