Biden: Jemi në kontakt të pandërprerë me talibanët. Do kthejmë në SHBA çdo amerikan që do të largohet nga Afganistani

20:33 20/08/2021

Presidenti amerikan Joe Biden, duke folur nga Shtëpia e Bardhë deklaroi se që prej së hënës, ka pasur shumë progres dhe se SHBA-të kanë mundur të sigurojnë aeroportin e Kabulit dhe po vijon me evakuimin e civilëve.

Ky është një prej operacioneve ajrore më të mëdha dhe më të vështira në histori”, tha ai ndërsa u zotua për të evakuuar çdo amerikan nga Afganistani.

“I pezulluam fluturimet jashtë Kabulit mëngjesin e kësaj të premteje, për t’u siguruar që të evakuuarit do të vijonin në vendet e tyre të tranzitit”, tha presidenti amerikan, i cili shtoi se fluturimet kishin rinisur. Ai tha po ashtu se vetëm gjatë ditës së djeshme ishin evakuuar 5700 persona.

Më tej, Biden u shpreh se SHBA-të janë në kontakt të pandërprerë me talibanët. Ai tha se grupi militant që kontrollon tashmë vendin është paralajmëruar për një përgjigje të shpejtë dhe të fortë nga SHBA-të nëse ndërmarrin sulme ndaj amerikanëve.

Si afat, Presidenti amerikan la 31 Gushtin, por gjithsesi edhe kjo do të varet nga zhvillimet në ditët në vijim.

Biden vlerësoi ushtarët amerikanë që ndodhen ende në Afganistan dhe po ndihmojnë në operacionet e evakuimit.

Në aeroportin e Kabulit janë të paktën 5 mijë trupa dhe numri i tyre pritet që të shkojë në 6 mijë përgjatë orëve në vijim.

I pyetur nga gazetarët nëse rënia e Afganistanit ka çuar në humbjen e kredibilitetit të Shteteve të Bashkuara në sytë e botës, ai tha nuk e kisha parë një gjë të tillë të ndodhte.

“Nuk e kam këtë të ndodhë. Në fakt është ekzaktësisht e kundërta”, insistoi ai, duke shtuar se SHBA-të kishin vepruar me vendosmëri përgjatë ditëve të fundit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *