Biden mbështet Vuçiç për integrimin rajonal

12:06 21/05/2022

SHBA kërkojnë që Serbia të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka marrë një mesazh urim nga presidenti i SHBA-së, Joseph Biden, me rastin e zgjedhjes së tij në mandatin e dytë presidencial. Në mesazhin e tij, Biden kujton faktin se kishte mundësinë qe të takonte Vuçiçin kur ai vizitoi Serbinë si zëvendëspresident në vitin 2016.

Biden inkurajoi Serbinë që të bëjë përparim në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromisin kur është e nevojshme për të normalizuar shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut të mbështetur nga BE.

Biden shkruan se mezi pret të ketë mundësinë gjatë mandatit të dytë për të thelluar bashkëpunimin në avancimin e Integrimit Evropian të Serbisë, zgjerimin e lidhjeve dypalëshe të sigurisë dhe ekonomike dhe avancimin e stabilitetit dhe prosperitetit rajonal.

Në mesazhin e tij, presidenti amerikan vë në dukje se këto janë “kohë të një rëndësie kyçe për Evropën” dhe se Serbia, nën udhëheqjen e Vuçiçit, iu bashkua një grupi prej 140 demokracish nga e gjithë bota në Kombet e Bashkuara duke dënuar luftë në Ukrainë.

Biden ka falënderuar për bashkëpunimin dhe mirëpritjen e ngrohtë që presidenti i Serbisë i ka bërë ambasadorit të ri të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili, siç tha ai, është një nga diplomatët më me përvojë amerikane.

Ambasadori Hill dhe ekipi i ambasadës janë të gatshëm të mbështesin përpjekjet serbe për të vazhduar forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, diversifikimin e burimeve të energjisë si dhe përpjekjet për të thelluar bashkëpunimin ekonomik rajonal në një mënyrë që promovon integrimin me Bashkimi Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.