Biden: Më shumë sanksione ndaj oligarkëve rusë dhe familjeve të tyre

17:01 11/03/2022

Presidenti i SHBA, Joe Biden u shpreh se G7 po shton saksionet ndaj më shumë oligarkëve rusë dhe familjeve të tyre ndërsa pushtimi i Ukrainës vazhdon.

“G7 gjithashtu rrit presionin ndaj miliarderëve të korruptuar rusë. Ne po shtojmë emra të rinj në listën e oligarkëve dhe familjeve të tyre dhe po rrisim koordinimin midis vendeve të G7 që të arrijmë këto synime”, tha Biden në Shtëpinë e Bardhë.

“Ata mbështesin Putinin. Ata vjedhin nga populli rus dhe kërkojnë të fshehin paratë e tyre në vendet tona”, shtoi ai.

Biden tha se importet ruse të ushqimeve të detit, vodkës dhe diamanteve do të ndalohen.

“Ne gjithashtu do t’ua bëjmë më të vështirë blerjen e produkteve të nivelit të lartë të prodhuara në vendin tonë, duke ndaluar eksportin e mallra luksoze për Rusinë”, vazhdoi Biden. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts