Biden merr vendimin: Fond emergjent 500 mln USD për emigrantët nga Afganistani

10:26 17/08/2021

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka marrë sot një vendim të rëndësishëm lidhur me situatën në Afganistan. Sipas Shtëpisë së Bardhë bëhet me dije se Biden ka firmosur urdhrin për të ndihmuar refugjatët afganë.

Mësohet se do të ketë një fond  prej 500 milionë Dollarësh me qëllim të plotësimit të nevojave urgjente të papritura të refugjatëve, viktimave të konfliktit dhe personave të tjerë në rrezik si rezultat i situatës në Afganistan, përfshirë aplikantët për Vizat Speciale të Emigrimit.

Tashmë vendimi i Biden do të kalojë në Kongres ku pritet që të diskutohet dhe të miratohet, për t’u ardhur në ndihmë mijëra qytetarëve afganë që kërkojnë të largohen nga vendi i tyre për shkak të frikës.  

Situata në Afganistan dita-ditës po bëhet shumë kaotike dhe mijëra njerëz po presin në aeroporte për t’u larguar nga vendi.

Ndërkohë i gjithë vendi është marrë nën kontroll nga talebanët, të cilët kanë nisur dhe ekzekutimet e para të atyre që janë kundër regjimit që ata po instalojnë./tvklan.al


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *