Biden ndjek politikën e Trump për refugjatët

22:20 17/04/2021

Urdhri ekzekutiv nuk lejon më shumë se 15 mijë emigrantë në vit që të hyjnë në SHBA

Presidenti Joe Biden ka ndryshuar premtimet e bëra gjatë fushatës presidenciale për të rritur numrin e emigrantëve të huaj në SHBA.

Së fundmi Biden ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për të mbajtur numrin e refugjatëve të pranuar çdo vit në SHBA në nivelet e epokës Trump. Kreu i Shtëpisë së Bardhë në bazë të urdhrit do e mbaj kufirin e tyre në shifrën historikisht të ulët prej 15,000, dy muaj pasi u zotua ta rrisë atë në 65,500.

Shtëpia e Bardhë në një deklaratë ka bërë të ditur se do t’a rrisë numrin e tyre muajin tjetër. Raportet thonë se Biden është i shqetësuar për lejimin e më shumë njerëzve mes një fluksi rekord në kufirin SHBA-Meksikë.

Ky veprim i presidentit amerikan e nxiti zemërimin e aktivistëve për të drejtat e refugjatëve dhe të disa ligjvënësve të Partisë Demokratike, sepse shefi i Shtëpisë së Bardhë kishte premtuar që këtë shifër do ta rriste.

Urdhri do të përshpejtojë pranimet e refugjatëve në SHBA  pasi  që nga tetori i vitit të kaluar rreth 2,000 njerëz janë pranuar në program. Përveç këtij vendimi, është thënë se më shumë refugjatëve nga Afrika, Lindja e Mesme dhe Amerika Qendrore do t’iu mundësohet hyrja, si dhe do të hiqen kufizimet për banorët e Somalisë, Sirisë dhe Jemenit.

Grupet e të drejtave të refugjatëve kanë thënë se janë rreth 35,000 refugjatë që janë në pritje të udhëtimit në SHBA dhe rreth 100,000 të tjerë janë në pritje të përgjigjes. Gjatë administratës së Trump  ai i ka portretizuar refugjatët si kërcënim për sigurinë dhe e ktheu këtë çështje në pikë të rëndësishme të presidencës së tij.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *