
20:03 24/03/2022
Presidenti i SHBA, Joe Biden u shpreh se SHBA do të përgjigjet nëse presidenti rus Putin po përdor armë të shkatërrimit në masë në Ukrainë.
“Pra, ju keni paralajmëruar për kërcënimin e vërtetë të përdorimit të armëve kimike. A keni mbledhur inteligjencë specifike që sugjeron se presidenti Putin po i vendos këto armë, po i vendos ato në pozicione apo po shqyrton përdorimin e tyre? Dhe a do të përgjigjeshin SHBA ose NATO me veprime ushtarake nëse ka përdorur armë kimike?”, e pyeti gazetari i Associated Press presidentin amerikan gjatë konferencës për shtyp.
Biden u përgjigj se ai nuk mund të jepte informacion mbi inteligjencën, por shtoi se nëse “Rusia po përdor armë kimike, SHBA do të përgjigjet”.
“Ne do të përgjigjemi nëse ai po i përdor ato. Natyra e përgjigjes do të varet nga natyra e përdorimit”.
Më herët sot, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca do të përforcojë sistemet e saj të mbrojtjes kimike, biologjike dhe bërthamore nga frika se Rusia po planifikon të përdorë armë të tilla kundër popullit të Ukrainës./tvklan.al
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al