Biden njofton sanksione ekonomike kundër Rusisë

21:08 22/02/2022

Gjatë fjalës së tij në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i SHBA Joe Biden tha se po merren një sërë sanksionesh kundër Rusisë për të “imponuar kosto” ndaj saj për veprimet e saj në Ukrainë.

Më poshtë po ju sjellmin një përmbledhje e asaj që Biden tha:

• SHBA beson se Rusia është agresori i qartë në tensionet me Ukrainën.

• Biden dënoi njohjen nga Putin të dy republikave separatiste në Ukrainën Lindore, të cilën presidenti amerikan e quajti shkelje të ligjit ndërkombëtar.

• Dy institucionet financiare, VEB dhe banka e Rusisë, tani do përballen me sanksione si dhe priten sanksione të mëtejshme kundër elitave ruse dhe familjeve të tyre.

• Shtetet e Bashkuara po dërgojnë më shumë ndihmë mbrojtëse në Ukrainë dhe po vendosin forcat amerikane në aleatët baltik, të cilët janë anëtarë të NATO-s./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.