Biden: Nuk më intereson çfarë mendon Putin

22:04 28/03/2022

Presidenti amerikan Joe Biden tha se nuk i intereson se çfarë mendon Vladimir Putin për komentin e tij se ai nuk duhet të jetë në pushtet.

“Nuk më intereson se çfarë mendon. Ai do të bëjë atë që do të bëjë”, tha Biden kur u pyet nga një gazetar nëse ishte i shqetësuar se Putini do ta shihte deklaratë përshkallëzuese.

Biden tha se ishte skeptik që Putin mund të ndikohej nga ndonjë ngjarje e jashtme, përfshirë vërejtjen e tij.

“Duke pasur parasysh sjelljen e tij të fundit, njerëzit duhet të kuptojnë se ai do të bëjë atë që ai mendon se duhet të bëjë,” tha Biden nga Shtëpia e Bardhë. “Ai nuk është i prekur nga askush tjetër, duke përfshirë, për fat të keq, këshilltarët e tij… Unë mendoj se ai po bën diçka që nuk është racionale.”/tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.