Biden paralajmëron kundërpërgjigje të fortë ndaj Rusisë

15:59 10/06/2021

Nis nga Britania e Madhe turin 8-ditor europian

Joe Biden nisi me turin europian, vizitat e para jashtë vendit si President i Shteteve të Bashkuara, si shenjë e prioritetit që administrata e tij i jep rigjallërimit të marrëdhënieve të zbehura me aleatët historikë përtej Atlantikut.

Mesazhin kryesor e kishte për homologun rus, gjatë ndalesës së parë të turit, në Britaninë e Madhe ku fillimisht u takua me trupat amerikane të stacionuara në bazën ajrore Mildenhall.

“President Vladimir Putin, ne nuk kërkojmë konflikt me Rusinë. Duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme. Por Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen fuqishëm dhe në mënyrë kuptimplotë, kur qeveria ruse të përfshihet ne aktivitete të dëmshme”.

Me Putinin, Biden do të takohet në Gjenevë në fund të turit 8-ditor. Në mesazhin për aleatët e NATO-s me të cilët do të takohet të hënën në Bruksel, Biden garanton respektimin me çdo kusht të Nenit 5 të Traktatit, për mbështetjen ndaj çdo anëtari që sulmohet.

Por fillimisht, shefi i Shtëpisë së Bardhë do të jetë i pranishëm të premten në samitin e G7-ës në Seint Ajvs, ku siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, pritet të kërkojë mbështetje për një hetim të ri mbi origjinën e COVID-19, të fokusuar tek dalja e mundshme e virusit nga laboratori i Wuhanit.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *