Biden paralelizon Hamasin me Putinin

biden paralelizon hamasin me putinin

[embedded content][embedded content]

20:00 20/10/2023

I kërkon Kongresit miliarda Dollarë për Izraelin dhe Ukrainën

Presidenti amerikan Joe Biden i bëri thirrje Kongresit të pranojë planin e tij për t’i ofruar Izraelit dhe Ukrainës, miliarda Dollarë ndihma ushtarake.

Biden iu drejtua popullit të amerikan në një fjalim të transmetuar në televizion ku sqaroi arsyet pse kjo ndihmë është jetike për të mbrojtur dy vendet që janë edhe aleate të Shteteve të Bashkuara.

“Do t’i dërgoj Kongresit një kërkesë urgjente për buxhet për nevoja të sigurisë kombëtare të Amerikës. Ndihma ndaj partnerëve tanë kyç, ku përfshihen Izraeli dhe Ukraina ëhstë një investim i zgjuar që do t’i sjellë sigurisë amerikane përfitime për breza të tërë”.

Biden hoqi paralele mes Hamasit dhe Putinit si palë që kërcënojnë demokracitë e vendeve fqinje. Sipas Presidentit amerikan, të dy lidhen indirekt me njëri-tjetrin përmes ndihmave që marrin nga Irani.

“Nuk mund të lejojmë terroristë si Hamasi dhe tiranë si Putini të fitojnë”.

Kremlini reagoi ashpër kundër kësaj deklarate të shefit të Shtëpisë së Bardhë, duke e quajtur “të papranueshme”.

Tv Klan




biden paralelizon hamasin me putinin

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts