Biden për blerësin e Twitter-it: Musk po nxjerr gënjeshtra dhe po përhap dezinformim

biden per bleresin e twitter it musk po nxjerr genjeshtra dhe po perhap dezinformim
biden per bleresin e twitter it musk po nxjerr genjeshtra dhe po perhap dezinformim

Pas blerjes së platformës Twitter nga Elon Musk, presidenti amerikan Joe Biden akuzon njeriun më të pasur në botë se po shpërndan gënjeshtra në median sociale.

Ditën e sotme Twitter pushoi gati gjysmën e stafit duke thënë se shkurtimet po behën për parandalimin e përhapjes së dezinformimit.

Gjatë një mbledhje fondesh Biden tha se: “Nuk ka më redaktorë në Amerikë. Nuk ka redaktorë. Ne presim që fëmijët të jenë në gjendje të kuptojnë se çfarë është në rrezik?”

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre në një intervistë për mediat, u shpreh se Biden kishte qenë i qartë për nevojën për të reduktuar gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimit.

“Ky besim shtrihet në Twitter, ai shtrihet në Facebook dhe çdo platformë tjetër të mediave sociale ku përdoruesit mund të përhapin dezinformata,” tha Jean-Pierre.

Musk ka premtuar se do të rivendosë lirinë e fjalës, por reklamuesit kryesorë kanë shprehur shqetësimin për marrjen e tij prej muajsh.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts