Biden po finalizon planet për ashpërsimin e masave në kufi me Meksikën

biden po finalizon planet per ashpersimin e masave ne kufi me meksiken

































Shtëpia e Bardhë po finalizon planet lidhur me forcimin e kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, çka do të ndalonte shqyrtimin e kërkesave për azil dhe do të refuzonte automatikisht hyrjen e migrantëve pas arritjes së një kuote ditore. Presidenti Biden pritet që të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv brenda së martës, sipas katër individëve që kanë njohuri për këtë çështje.

biden1

Presidenti amerikan ka shqyrtuar mundësinë e veprimeve ekzekutive shtesë që nga dështimi i një projektligji dypartiak për kufirin në fillim të këtij viti. Numri i kalimeve të paligjshme në kufirin SHBA-Meksikë ka vazhduar të bjerë për muaj të tërë, pjesërisht për shkak të shtimit të përpjekjeve nga ana e Meksikës.

Imigracioni mbetet një shqetësim kryesor përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit. Republikanët e kanë kritikuar ashpër Presidentitn Biden lidhur me situatën në kufi.

Përpjekja e administratës demokrate synon që të shmangë çdo rritje të mundshme të prurjeve të migrantëve që mund të ndodhë më vonë gjatë vitit, kur ulja e temperaturave të larta pritet të shtojë numrin e kalimeve të paligjshme, thanë dy nga individët. Kjo përpjekje do të mundësonte që zoti Biden të thotë se ka bërë gjithçka të mundur për të kontrolluar prurjet në kufi pa ndihmën e Kongresit. Administrata demokrate ka ndërmarrë hapa modeste javët e fundit për të dekurajuar migrimin dhe përshpejtuar procesin e azilit.

Kufizimet që po shqyrtohen janë një përpjekje agresive për të lehtësuar sistemin e mbingarkuar për dhënien e azilit. Po ashtu po punohet për të përshpejtuar trajtimin e rasteve të emigrantëve që ndodhen brenda vendit si dhe rastet e dëbimit të atyre që kanë të kaluar kriminale ose që nuk i plotësojnë kushtet për azil.

Sipas planeve që po diskutohen, bënë të ditur burimet, kuota ditore pritet të jetë rreth 4000 emigrantë në ditë gjatë një jave, ndërsa po shqyrtohet nëse në këtë shifër do të përfshihen azilkërkuesit që kanë aplikuar nga jashtë vendit. Aktualisht zhvillohen rreth 1400 takime të tilla në ditë.

Kushdo mund të kërkojë azil në Shtetet e Bashkuara, pavarësisht nëse arrin ilegalisht në kufi. Zyrtarët amerikanë po i shtyjnë gjithnjë e më shumë emigrantët që të caktojnë takime, të përdorin një rrugë ligjore që shmang udhëtimin e kushtueshëm dhe të rrezikshëm, ose të qëndrojnë aty ku janë dhe të aplikojnë përmes zyrave të posaçme në Kolumbi, Guatemalë dhe Kosta Rika./VOA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts