Biden premton kthim në normalitet deri në 4 Korrik

08:50 12/03/2021

Presidenti amerikan premton shpejtimin e vaksinimit, thirrje për durim

Presidenti Joe Biden doli me një fjalim para kombit të enjten në përvjetorin e parë të pandemisë dhe tha se ishte duke punuar për të shpejtuar vaksinimet kundër Covid-19 dhe për të rikthyer sa më shpjet normalitetin në vend deri më 4 Korrik për Ditën e Pavarësisë.

Duke iu referuar bilancit të zymtë të pandemisë, Biden tha se: “Fotografitë dhe videot e 2019-s të japin përshtypjen e një epoke tjetër. Pushimet e fundit. Ditëlindja e fundit me miqtë. Festa e fundit me familjen.”

“Ishte ndryshe për të gjithë, të gjithë ne humbëm diçka,” tha ai, duke theksuar se virusi mori “mohime për ditë, pastaj javë, pastaj muaj, që çuan në më shumë vdekje, më shumë infeksione, më shumë stres, më shumë vetmi.”

Por ndërsa stimuli financiar nga projekt-ligji i sapo miratuar i ndihmës do të shtojë numrin e të vaksinuarve, Biden bëri thirrje për optimizëm të kujdesshëm, pasi si pjesa tjetër e botës, edhe SHBA-ja është e lodhur nga kufizimet dhe humbjet ekonomike.

Presidenti i nxiti amerikanët që të vazhdojnë përpjekjet për të zbutur efektet e pandemisë, duke mbajtur maska, duke respektuar distancimin fizik dhe higjienën, për të ndaluar përhapjen e virusit ndërsa ritmi i vaksinimeve rritet. Thirrja e tij vjen ndërsa një numër shtetesh kanë lehtësuar kufizimet.

Më parë gjatë ditës, Biden nënshkroi ligjin e Planit Amerikan të Shpëtimit, i projektuar për të qenë një urë financiare për amerikanët e goditur rëndë dhe një nxitje për ekonominë. Në krah të tij në Zyrën Ovale ishte edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris.

Paketa është një fitore e madhe politike për Presidentin demokrat në më pak se dy muaj që kur administrata e tij erdhi në pushtet.

Paketa siguron një ndihmë prej 1,400 dollarë për shumicën e amerikanëve, ndërsa 350 miliardë dollarë shkon për shtetet dhe qeveritë lokale. Projekt-ligji kaloi pa një votë të vetme nga republikanët, të cilët u ankuan për faturën e lartë.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *