Biden premton të kufizojë rritjen e çmimeve të gazit në SHBA si përgjigje ndaj agresionit rus

20:24 24/02/2022

Presidenti Biden tha se teksa SHBA po përgjigjet përsa i përket sulmit rus ndaj Ukrainës, administrata po përdor çdo mjet që ka në dispozicion për të mbrojtur familjet dhe bizneset amerikane nga rritja e çmimeve të gazit.

“Ndërsa ne përgjigjemi, administrata ime po përdor çdo mjet që ne kemi në dispozicion për të mbrojtur familjet dhe bizneset amerikane nga rritja e çmimeve të gazit. Ne po ndërmarrim hapa aktivë për të ulur kostot. Kompanitë nuk duhet ta shfrytëzojnë këtë moment për të rritur çmimet”. tha ai.

Biden tha se zyrtarët po monitorojnë furnizimet me energji.

“Ne kemi qenë duke u koordinuar me vendet kryesore prodhuese dhe konsumuese të naftës në drejtim të interesit tonë të përbashkët për të siguruar furnizimet globale të energjisë”, u shpreh ai.

Gjatë fjalës së tij, Biden tha se ai e di se çmimi i gazit tashmë janë rritur në SHBA.

“Unë e di se kjo është e vështirë dhe se amerikanët tashmë po lëndohen. Por ky agresion nuk mund të mbetet pa përgjigje. Nëse do të ndodhte, pasojat për Amerikën do të ishin shumë më të mëdha dhe të këqinja. Amerika i kundërvihet ngacmuesve. Ne ngrihemi për lirinë. Këta jemi ne”, tha ai./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.