Biden presion Putin mbi të drejtat e njeriut

[embedded content]

13:20 31/05/2021

Më herët administrata amerikane ka kërcënuar Rusinë për rastet e abuzimeve

Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka deklaruar se do t’i ushtrojë presion homologut të tij rus Vladimir Putin mbi të drejtat e njeriut në samitin që do të mbajnë të dy në Gjenevë më 16 Qershor.

Gjatë një fjalimi në festën e Ditës së Përkujtimit Biden tha se ai do të bënte të qartë në takim se SHBA-të nuk do e tolerojnë më një shtet që abuzon me njerëzit.

NĂ« Prill, administrata e tij shĂ«njestroi RusinĂ« me sanksione gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se dhe dĂ«bime diplomatike, pĂ«r abuzimet e rĂ«nda tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut nĂ« Krime.

Biden dhe Putin kanë shkëmbyer kohët e fundit akuza ndaj njëri-tjetrit për shumë çështje, përfshirë këtu sulmet kibernetike, ndërhyrjet në zgjedhjet amerikane, kriza në Ukrainë, arrestimi i opozitarit Aleksei Navalny.

Në një deklaratë Shtëpia e Bardhë u shpreh se udhëheqësit përveçse do të diskutojnë për këto problematika, do të kërkohet gjithashtu një rikthim i stabilitetit në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Kremlini ka bërë të ditur se gjatë samitit në Gjenevë do të flitet edhe për problemet në lidhje me stabilitetin bërthamor strategjik dhe çështje të tjera duke përfshirë bashkëpunimin në luftën kundër COVID-19 dhe konfliktet rajonale.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *