
17:44 04/04/2022
Presidenti amerikan, Joe Biden e ka etiketuar sërish Vladimr Putinin si kriminel lufte, teksa ka bërë thirrje që lideri rus të përballet me gjyqin për vrasjet e civilëve në Bucha.
Biden thotë se ai po kërkon të vendosë më shumë sanksione kundër Rusisë për mizoritë, të cilat Moska mohon t’i ketë kryer.
Muajin e kaluar, Presidenti amerikan shkaktoi zemërim në Moskë kur akuzoi për herë të parë Putinin për krime lufte.
Siç është raportuar dhe më herët, trupat e civilëve janë gjetur të shpërndara në rrugë. Gazetari i BBC, në Bucha ka dëshmuar për pamjet tronditëse që ka parë në bodrumin e një shtëpie ku janë gjetur 5 meshkuj me duar të lidhura, të cilët sipas tij ishin qëlluar për vdekje./tvklan.al