18:21 17/07/2021
Kreu i Shtëpisë së Bardhë kritika për dezinformimin rreth vaksinave
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka qenë i ashpër ndaj rolit që po luajnë rrjetet sociale në pandemi.
Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e bardhë, ai forcoi kritikat e mëparshme ndaj platformave sociale se me anë të dezinformimit për vaksinat e koronavirusit ato po kontribuojnë në rritjen e numrit të viktimave.
âJanĂ« duke vrarĂ« njerĂ«zit. Shikoni, pandemia e vetme qĂ« kemi Ă«shtĂ« nĂ« mesin e tĂ« pavaksinuarveâ, u ka thĂ«nĂ« Biden gazetarĂ«ve kur Ă«shtĂ« pyetur rreth dezinformimit dhe cila Ă«shtĂ« pĂ«rgjigjja e tij ndaj rrjeteve sociale.
Zëdhënësja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka kritikuar po ashtu të premten kompaninë Facebook lidhur me politikat e saja ndaj informacionit të rrem ndaj vaksinave dhe koronavirusit në përgjithësi .
âQartazi ka hapa qĂ« janĂ« marrĂ«. Ato janĂ« kompani tĂ« sektorit privat. Ka hapa shtesĂ« qĂ« duhet tĂ« marrin. ĂshtĂ« e qartĂ« se ka ende pĂ«r tâu bĂ«rĂ«â, ka thĂ«nĂ« ajo nga ShtĂ«pia e BardhĂ«.
Facebook, me anë të një zëdhënësi bëri të ditur se akuzat nuk mbështeten në fakte dhe se kompania ka ndërmarrë veprime agresive në mbrojtje të shëndetit publik duke hequr më shumë se 18 milionë postime e adresa që kanë të bëjnë me dezinformimin ndaj pandemisë.
Sipas zyrtarëve amerikanë, rritja e re e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, po ndodh kryesisht tek personat e pavaksinuar.
Tv Klan
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al