
10:49 23/05/2022
Presidenti i SHBA, Joe Biden i cili ndodhet në Japoni për një vizitë zyrtare, është shprehur se Rusia duhet të paguajë një çmim afatgjatë për pushtimin e saj në Ukrainë, përsa i përket sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe aleatët e saj.
I pyetur nëse SHBA do të mbronte Tajvanin në qoftë se do të sulmohej nga Kina, presidenti amerikan tha se do ta bënte.
“Ky është angazhimi që kemi marrë. Ne ramë dakord me politikën “Një Kinë”, ne e nënshkruam atë … por ideja që Tajvani mund të merret me forcë nuk është përshtatshme”, u shpreh Biden./tvklan.al