Biden: SHBA do të dërgojë më shumë artileri në Ukrainë

21:02 19/04/2022

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka thënë për gazetarët se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë më shumë sisteme artilerie në Ukrainë.

SHBA ka ofruar 2.6 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën që nga fillimi i konfliktit më 24 Shkurt.

“Ajo që ne kemi bërë këtu është pikërisht ajo që do të bënte presidenti që nga fillimi. Që është të sigurojmë ndihmë të konsiderueshme sigurie, ndihmë ekonomike dhe mbështetje për popullin ukrainas,” tha ditën e djeshme sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë pikërisht këtë,” shtoi ajo./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.