Biden: SHBA duhet të “veprojë shpejt” për t’u përballur me kërcënimet e zjarrit

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden të mërkurën tha se kombi është “vonuar” dhe duhet të “veprojë shpejt” për të luftuar kërcënimin në rritje nga zjarret teksa shtetet perëndimore përballen me një valë historike të nxehtësisë.

“Kërcënimi i zjarreve në perëndim këtë vit është aq i fortë si kurrë më parë”, paralajmëroi Biden gjatë një takimi me guvernatorët e shtetit, udhëheqësit e sektorit privat dhe zyrtarët e kabinetit.

Takimi për zjarret në Shtëpinë e Bardhë, për të cilin Biden tha se do të jetë një ngjarje vjetore, vjen derisa pjesa perëndimore e SHBA-së është në mes të një vale nxehtësie.

Qytetet kryesore si Portland, Oregon dhe Seattle, Washington kanë vendosur rekorde nxehtësie brenda një dite. Temperaturat në Portland arritën në 116 gradë Fahrenheit (46.7 gradë Celsius) të hënën ndërsa 42.2 gradë Celsius në Seattle.

Vala shumë e pazakontë e nxehtësisë kaq herët në verë ka ngjallur shqetësim të gjerë në lidhje me gravitetin e këtij viti të sezonit të zjarreve në pyjet me rreth 36 zjarre në pjesë të shteteve, Kaliforni, Oregon, Colorado dhe Arizona.

“Ndryshimi i klimës po nxit bashkimin e rrezikshëm të nxehtësisë ekstreme dhe thatësirës së zgjatur. Ne po shohim zjarre me intensitet të madh që lëvizin me më shumë shpejtësi dhe zgjasin përtej muajve tradicionalë të sezonit të zjarrit”, tha Biden.

Ai nisi disa iniciativa federale për të ndihmuar në luftimin e kërcënimit nga zjarri, përfshirë përkrahjen e pagës dhe përfitimeve të zjarrfikësve federalë për të siguruar që askush nuk merr më pak se 15 dollarë në orë dhe ndryshimin e pozicioneve nga sezonale në kohë të plotë.

Shtëpia e Bardhë tha se plani i infrastrukturës së Bidenit përfshin gati 50 miliardë dollarë për të forcuar përpjekjet e reagimit ndaj zjarreve.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *