Biden: SHBA e hapur ndaj sanksioneve shtesë ndaj Rusisë

biden shba e hapur ndaj sanksioneve shtese ndaj rusise
biden shba e hapur ndaj sanksioneve shtese ndaj rusise

18:32 04/05/2022

Pasi Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe njoftuan sanksione shtesë ndaj Rusisë, presidenti amerikan Joe Biden tha se SHBA janë gjithmonë të hapura ndaj sanksioneve shtesë.

“Unë do të flas me anëtarët e G7 këtë javë për atë që do të bëjmë”, Biden tha për gazetarët.

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen propozoi një sërë masash duke përfshirë ndalimin e naftës ruse. Propozime të tjera përfshijnë heqja e bankës më të madhe ruse Sberbank dhe dy kompanive të tjera nga  sistemi SWIFT, ndalimin e tre transmetuesve shtetërorë rusë nga valët evropiane etj.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, njoftoi të mërkurën sanksione të mëtejshme kundër 63 qytetarëve dhe subjekteve ruse, duke përfshirë edhe kompanitë e mediave ruse pas fushatës së egër të dezinformimit të Putinit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts