Biden: SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sisteme raketash me rreze të gjatë veprimi

20:49 30/05/2022

Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë të ditur së fundmi se SHBA nuk do t’i dërgojë Ukrainës sisteme raketash që mund të arrijnë në Rusi. Komentet e tij erdhën pas raportimeve të shumta se administrata e Biden kishte marrë në konsideratë dërgimin e sistemeve të avancuara të raketave me reze të gjatë veprimi në Kiev.

Nga ana tjetër, Rusia ka deklaruar se e sheh çdo dërgesë të armëve të rënda në Ukrainë si një përshkallëzim provokues të konfliktit.

Më herët, këshilltari ukrainas i mbrojtjes, Yuriy Sak tha për BBC se vendit të tij i duheshin të ashtuquajturat sisteme raketash me shumë lëshime, të cilat kanë një rreze më të madhe se ajo që ka Ukraina për momentin./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts