Biden: SHBA po nuk sulmon Rusinë, po ndihmon Ukrainën

17:37 28/04/2022

Presidenti Joe Biden thotë se SHBA-të nuk po sulmojnë Rusinë, por po ndihmojnë Ukrainën të mbrohet kundër agresionit rus.

“Ashtu siç Putin bëri zgjedhjen për të filluar këtë pushtim brutal, ai mund të bëjë zgjedhjen për t’i dhënë fund. Rusia është agresori dhe bota duhet dhe do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”.

Ai thotë se pushtimi rus po sjell kosto të jashtëzakonshme njerëzore, që shihet qartë në dëshmitë e tmerrshme të mizorive dhe krimeve të luftës në zonat që ata përpiqen të kontrollojnë.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden njoftoi planet e tij për të ofruar më shumë mbështetje për Ukrainën. Ai tha se do t’i kërkojë Kongresit 33 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, ekonomike dhe humanitare për të mbështetur Ukrainën “për 5 muajt e ardhshëm”.

Paketa përfshin më shumë se 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, 8.5 miliardë dollarë ndihmë ekonomike dhe 3 miliardë dollarë ndihmë humanitare./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *