Biden shpall skemën e re të refugjatëve ukrainas

biden shpall skemen e re te refugjateve ukrainas
biden shpall skemen e re te refugjateve ukrainas

17:19 21/04/2022

Presidenti ameriakn, Joe Biden ka njoftuar një program të ri, i cili do t’i lejojë ukrainasit që ikin nga lufta me Rusinë që të jetojnë përkohësisht në SHBA.

Skema, e quajtur “Bashkohuni për Ukrainën”, do të lejojë ukrainasit me një sponsor amerikan të jetojnë në SHBA deri në dy vjet.

Nga ana tjetër, Biden shton se kjo nuk do të sigurojë një rrugë drejt shtetësisë.

Mbretëria e Bashkuar ka vendosur një skemë të ngjashme në javët e fundit, duke i lejuar britanikët të hapin shtëpitë e tyre për ukrainasit që ikin nga konflikti.

Deri më tani, mbi 5 milionë ukrainas kanë ikur nga lufta me Rusinë, duke hyrë kryesisht në Poloni, Sllovaki, Hungari dhe Rumani./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts