Biden: Situata në kufirin polak, shqetësuese

15:58 13/11/2021

Dyshime se Rusia mund të tentojë pushtimin e Ukrainës

Rreth 15 mijë ushtarë polakë gjenden në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë për përballimin e krizës humanitare të shkaktuar nga refugjatët bjellorusë.

Presidenti Lukashenko tha se situata është pasojë e bllokimit të krijuar nga Bashkimi Evropian, SHBA dhe NATO.

Paralelisht me krizën në kufi, Rusia dhe Bjellorusa kanë vijuar me stërvitjen e përbashkët të trupave ushtarake. 

Dy parashutistë rusë fluturuan pranë kufirit me Poloninë për të parë situatën, por gjatë manovrës humbën jetën nga erërat e forta.

Pas deklaratës së Presidentit Vladimir Putin se Rusia nuk është e përfshirë në krizën e krijuar në kufirin mes dy vendeve, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Rusia mund ta përdorë situatën dhe “të përpiqet të ripërsërisë” pushtimin e saj ndaj Ukrainës.

Ukraina po rrit gjithashtu sigurinë duke zhvilluar stërvitje me rreth 8500 trupa ushtarake në kufi. Presidenti i SHBA-së, Joe Biden foli publikisht këtë të shtunë duke e cilësuar si një shqetësim të madh, për të cilin tha se Uashingtoni ua kishte komunikuar edhe Moskës dhe Minskut.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare në SHBA njoftoi se ishte duke përgatitur “sanksione pasuese” për Bjellorusinë, pasi e konsideron përgjegjëse për “sulme të vazhdueshme ndaj demokracisë, të drejtave të njeriut dhe normave ndërkombëtare”.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.